Shoferi përplas për vdekje këmbësorin, pas aksidentit largohet nga vendngjarja

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë orëve të natës. Shoferi sipas policisë ka përplasur për vdekje këmbësorin dhe është larguar nga vendngjarja.

Ngjarja ndodhi rreth mesnatës, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”.

Një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasin M. P. (këmbësor), 68 vjeç, banues në fshatin Troshan, Lezhë, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e drejtuesit të mjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com