Një tjetër tragjedi është shmangur në lumin Buna, aty ku një 49-vjeçar tentoi t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga ura.
Policia raporton se qytetari me inicialet V. N. U pa duke kryer lëvizje të dyshimta te Ura e Bunës dhe tentoi të hidhej, por pas ndërhyrjes së forcave “Shqiponja” u parandalua tragjedia.
49-vjeçari u shoqërua në spital psikiatrik, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore, pasi nga verifikimet rezultoi se vuante nga shëndeti mendor.
Ky është rasti i dytë që është parandaluar një tragjedi në lumin Buna, pas një 27-vjeçareje që tentoi të mbytej së bashku me katër fëmijët e saj një muaj më parë, ndërsa disa muaj më parë u vetëflijua Alma Arrazi së bashku me tre fëmijët e saj.
/a.r