Shkrumbohet makina në Orikum, shpëtojnë për mrekulli shoferi dhe pasagjeri

Një makinë është djegur plotësisht pasi është përfshirë nga flakët këtë të diel. Ngjarja ka ndodhur në Orikum të Vlorës, ku një makinë tip Peugeot 307 është shkrumbuar.

Në momentin që makina ka marrë flakë brenda saj ka qenë shoferi dhe një pasagjer, por fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk është lënduar.

Ata kanë kërkuar ndihmën e Zjarrfikëses së Vlorës, por ajo nuk ka mundur të vijë në kohë për të shuar flakët dhe mjeti është djegur plotësisht.

Shkak për këtë incident dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike në mjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com