Shkrumbohet banesa në Vlorë, humb jetën i moshuari i paralizuar

Një i moshuar ka ndërruar jetën mesditën e së mërkurës në qytetin e Vlorës, për shkak të një zjarri që përfshiu banesën e tij.

Ngjarja ndodhi në lagjen “28 nëntori”, teksa zjarri përfshiu banesën e vjetër e cila u shkrumbua menjëherë dhe për shkak të konstruksionit të saj me dru.

Sipas të dhënave paraprake, i moshuari që ndërroi jetë nuk mundi të largohej nga banesa pasi ishte i paralizuar.

Shkak për zjarrin mendohet të ketë qenë një pajisje ngrohëse që mendohet se i moshuari kishte lënë ndezur.

Zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje dhe izoluan flakët, por nuk mundën të shpëtonin të moshuarin.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com