Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar mbi lëvizjet e fundit në kampin opozitar ku deputetët e Gazment Bardhit janë bashkuar me Rithemelimin e Sali Berishës.
Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Kokalari nuk e ka cilësuar si bashkim këtë lëvizje, pasi sipas saj, bashkimi i vetëm është foltorja me PD zyrtare të vulës.
Kokalari shprehet se edhe kjo tentativë do degjenerojë në mediokritet.
“Ky nuk eshte bashkim. Bashkimi i vetem eshte foltorja + PD zyrtare e vules.
Ne kete moment thjeshte jane bashkuar te gjitha forcat qe thjeshte duan vulen dhe nuk e marrin dot
Prandaj, si cdo gje tjeter, dhe kjo tentative do te degjeneroje ne mediokritet total”, shkruan ajo./m.j