Shkon për të grabitur bagëtitë dhe qëllon në ajër me kallashnikov, arrestohet në flagrancë

Policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga një 27-vjeçar në Malësinë e Madhe, i cili ka tentuar nën kërcënimin e armës, madje ka qëlluar edhe në ajër, të grabisë bagëtitë e imta në kullotën  e fshatit Nikç.

“Tentoi t’i vidhte nën kërcënimin e armës së zjarrit,  bagëtitë e imta një shtetasi në  kullotën  e fshatit Nikç, reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar.

Sekuestrohet një armë zjarri automatik, një krehër me municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pas njoftimit se një shtetas  nën kërcënimin e armës po tentonte t’i vidhte një shtetasi  bagëtitë që i kishte për kullotë në mal në fshatin Nikç, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar shtetasin G. B., 27 vjeç, banues në fshatin Vukël.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e  provës materiale dhe armën e zjarrit kallashnikov që dyshohet se ky shtetas kishte qëlluar në ajër duke kërcënuar shtetasin V. N për t’i marrë bagëtitët e imta. Gjithashtu janë sekuestruar dhe një krehër me municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë) dhe një gëzhojë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com