Shkon në 60 numri i viktimave, arrestohen 4 të dyshuarit që kryen sulmin në Moskë

Katër të dyshuarit që kryen sulmin në Moskë janë arrestuar nga autoritetet ruse. Ka qenë deputeti Alexander Khinshtein që e ka konfirmuar një lajm të tillë.

Ata po udhëtonin me një automjet tip Renault teksa ishin në arrati pas sulmit me armë ku mbetën 60 të vrarë dhe qindra të plagosur në një sallë koncertesh në periferi të Moskës mbrëmjen e shkuar.

Ata u gjetën në disktriktin Karaçi në rajonin Bryansk. Gjatë ndjekjes janë qëlluar me armë zjarri dhe makinë është përmbysur.

Një terrorist i dyshuar u arrestua në vend, ndërsa të tjerët u larguan në drejtim të pyjeve përreth, të cilët u arrestuan disa minuta më pas.

Në makinën e tyre u gjetën një pisitoletë PM, një karikator pushke AKM dhe pasaporta Taxhikistani.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com