Një 65-vjeçar ka ndërruar jetë në fshatin Symize të Maliqit, teksa po priste dru në pyllin e fshatit.
Burime bëjnë me dije se ai ka shkuar për të prerë dru dhe dyshohet se ka pësuar infarkt.
Mësohet se 65-vjeçari vuante nga probleme kardiake.
Megjithatë pritet të bëhet këqyrja në morgun e spitalit të Korçës për të zbuluar shkakun e vdekjes.
Detaje të mëtejshme priten në vijim.
/a.r