“Shkoi për të përmbushur një ëndërr dhe u kthye e vdekur”, Taylor Swift takon familjen e 23-vjeçares që vdiq

Një ngjarje tragjike shënoi turneun Taylor Swift në Brazil, vdekje e Ana Clara Benevides Machado gjatë koncertit që dha në një ditë të nxehtë në Brazil. Fansja 23-vjeçare u rrëzua para koncertit (në temperatura që, sipas një dëshmitareje, arrinin 40 gradë jashtë dhe 60 brenda stadiumit) dhe pasi pësoi një atak kardiak, ndërroi jetë.

Në atë koncert, Taylor Swift i dedikoi asaj një këngë dhe më vonë u njoftua se me temperaturat ekstreme, spektakli i radhës i saj live u shty për disa ditë.

Lajmi i fundit është se kantautorja 33-vjeçare ftoi familjen e Benevides Machado në dhomën e zhveshjes. Në një foto ata pozojnë me Swift të veshur me bluza të bardha dhe me foto të të dashurës së tyre.

Policia braziliane thuhet se ka nisur një hetim për organizatorët të koncertit, për të fajësuar ata që nuk u kujdesën për të lehtësuar kushtet e publikut. Në fakt, vendimi i tyre për të mos lejuar spektatorët të sillnin shishet e tyre me ujë në stadium kontribuoi në alivanosjen e mijëra prej tyre.

Babai i Machado-s i tha një gazete lokale: “Dëshiroj që ata të zbulojnë nëse e kishin të vërtetë të ndaluar të merrnin ujë ose nëse kishin neglizhuar të ndihmonin ata që duhet. Humba vajzën time të vetme, një vajzë të lumtur dhe inteligjente. Në prill ajo do të diplomohej nga Psikologji. Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen time. Ajo u largua nga shtëpia për të përmbushur një ëndërr të sajën dhe u kthye e vdekur”./Liberale.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com