Shkoi për seks/ Shqiptarja u përdhunua nga palestinezi, nëna: Agresori ia kishte thyer krahët dhe këmbët

Nëna përshkruan gjithçka ka përjetuar vajza e saj shqiptare, e cila u përdhunua, u rrah dhe u mbajt e lidhur nga një burrë që nuk e njihte – 33-vjeçarja shqiptare ka qenë abuzuar nga një i panjohur edhe disa muaj më parë.

33-vjeçarja nga Shqipëria jetoi makthin e fundit në duart e 27-vjeçarit palestinez, i cili pasi e rrahu, e përdhunoi dhe e goditi me thikë, e më pas e lidhi nga këmbët me një leckë, duke e mbajtur të mbyllur për më shumë.

Nëna e saj duke folur për mediat thekson se vajza e saj ishte në gjendje të mjerueshme kur e pa. “Ai e kishte goditur me thikë, duke ia thyer krahët dhe këmbët. E kishte goditur edhe në kokë, në sy”, tha ajo.

Kur viktima u dërgua në Departamentin e Sigurisë së Omonias mbrëmjen e së hënës, ajo njohu menjëherë autorin e abuzimit të saj, i cili ishte arrestuar në mesditë në rrugën Sokratous duke ecur me thikë.

Nga deklarata e saj, Policia kuptoi se gruaja nuk e njihte 27-vjeçarin. Nëna e saj në dëshmi ka thënë se 33-vjeçarja është dhunuar nga një i huaj edhe pak muaj më parë. Ndaj ka mundësi që të jetë i njëjti person që sulmoi i tërbuar fëmijën e saj mëngjesin e së hënës. Në të njëjtën kohë, ajo përshkruan goditjet që viktima ka në të gjithë trupin e saj.

“Unë nuk e njoh atë. Nuk e di nëse është ai me të cilin vajza ime ka pasur njohje muaj më parë. Besoj se e mbante me forcë. Po më thoshte se kishte takuar një burrë nga Egjipti. Tani më tregojnë për një nga Pakistani. Nuk e di kush është, nuk di asgjë”, thotë ajo.

“Vajza ime thotë se nuk e mban mend çfarë ka ndodhur, por edhe mund të ketë frikë dhe të mos flasë”, thotë nëna e shqiptares 33-vjeçare, e cila ndodhet e shtruar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Spitalit Sotiria dhe mbahet me oksigjen, duke humbur në të njëjtën kohë edhe shumë gjak./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com