Shkodër/ Në kërkim nga Italia për prostitucion dhe trafik droge, pranga 52-vjeçarit

Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër me qëllim ekstradimi, pasi ishte në kërkim nga Italia. 

Në pranga është vënë Shpëtim Memolla, të cilin Gjykata e Apelit Laquila/Itali në vitin 2022 e ka denuar me 8 vjet e 8 muaj burg per veprat penale “Organizatë kriminale”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prostitucion”.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Vijon me intensitet zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”.

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prostitucion” kapet në Velipojë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 52-vjeçari.

Në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Qarkullimit Rrugor dhe Stacionin e Policisë Velipojë  lokalizuan, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimi shtetasin  Shpëtim Memolla, banues në Peqin.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma/Itali pasi Gjykata e Apelit Laquila/Itali në vitin 2022 e ka denuar këte shtetas me 8 vjet e 8 muaj burg per veprat penale “Organizatë kriminale”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prostitucion”.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën vijojnë punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com