Një 76-vjeçar në Shkodër ka rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti ka plagosur me thikë dy persona të tjerë, përkatësisht shtetasit F. G., 51 vjeç dhe K. G., 49 vjeç.
Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se të plagosurit fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 11:40, në rrugen “Filip Shiroka”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. K. ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit F. G., 51 vjeç dhe K. G., 49 vjeç, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta, kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit G. K., 76 vjeç.
Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.