Shkodër/ Banorët e Postribës dalin në protestë: Guroret po na dëmtojnë ujësjellësin dhe kullotat

Banorët e disa fshatrave në njësinë administrative Postribë kanë bllokuar rrugën që lidh këtë zonë me Shkodrën. Ata protestojnë për një gurore, e cila sipas tyre ka ndotur ujin dhe ka dëmtuar disa fshatra. Kjo është e disata herë që ata protestojnë.

“Guroret kanë shkatërruar malin, kullotat e bagëtive, ujësjellësin. Këtë ëështje e kemi ngritur që në vitin 2017.”

Banorët thonë se e kanë denoncuar edhe në SPAK, por nuk kanë marrë përgjigje. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Prokurorinë e Shkodrës.

“I bëjmë thirrje shtetit, kush merret me këtë punë, të ndërhyjnë sa më shpejt ose protesta do të përshkallëzohet.”

“Këtë protestë e kemi zhvilluar pranë shkollës për arsye se fëijët konsumojnë një ujë jashtëzakonisht katastrofik. Uji më parë ka qenë i mirë, tani nga guroret është dëmtuar uji, kullotat. Kërkojmë që ta marrë shteti këtë punë në dorë.”

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com