Në shtëpinë e “Big Brother Vip” nuk mund të ketë qetësi. Mesdita e sotme ka vijuar me debate mes vajzave.
Një përplasje me tone të larta ka ndodhur mes Erjolës dhe Eglës ku nuk janë kursyer as ofendimet dhe gjykimet personale.
Edhe pse debati mes tyre ka ditë që ka nisur, vajzat duket se kanë vendosur mos të bëjnë paqe. Egla i drejtohet Erjolës duke i përmendur kremërat 2 mijë euro që moderatorja përdor dhe e ka thënë edhe në intervista apo diskutime në emisione.
Erjola ka shpërthyer ndaj aktores duke i thënë se është më mirë që një femër të kujdeset sesa të jetë budallaqe.
Biseda e plotë në videon më poshtë: