Shkencëtari japonez shpik trajtimin, ja sa vite jetë u shtohen maceve

Një shkencëtar japonez po zhvillon një trajtim që synon sëmundjen kronike të veshkave (CKD) te macet, që do t’i ndihmojë ato të jetojnë deri në 30 vjet.

Kërkimet e eskpertëve vlerësojnë se macet me një jetëgjatësi mesatare prej vetëm 15 vjetësh janë më të prekura nga CKD, një sëmundje komplekse që në fund mund të çojë në sëmundje më të rëndë të organeve.

Në vitin 2015, Dr. Toru Miyazaki, një specialist imunologjie në Universitetin e Tokios, zbuloi një proteinë të quajtur frenues i apoptozës së makrofagëve (AIM) që ndihmon veshkat të largojnë toksinat duke përdorur antitrupa imunoglobinës.

Ndërsa AIM është i pranishëm në gjakun e shumë kafshëve, ai vuri re se proteina nuk funksionon gjithmonë siç duhet te macet.

I nxitur nga pasioni i tij për macet, Miyazaki i ka kushtuar vite kërkimesh zhvillimit të injeksionit “AIM”, një trajtim që synon shkakun rrënjësor të sëmundjes së veshkave te macet.

Injeksioni “AIM” ka treguar rezultate premtuese në provat klinike të vazhdueshme, duke tejkaluar pritshmëritë.

Ekipi i Miyazaki po punon për të siguruar përballueshmërinë e ilaçeve, duke e bërë këtë trajtim jetëshpëtues për të gjithë pronarët e maceve. Injeksioni pritet të jetë i disponueshëm në treg deri në vitin 2025.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com