Shkeljet gjatë ushtrimit të detyrës / Në 12 muaj, 444 efektivë të proceduar nga AMP

Më shumë se 440 efektivë policie të sektorëve të ndryshëm janë referuar në Prokurori nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nga janari deri tani.

Të dhënat nga AMP saktësojnë se ata janë referuar përmes 291 referimeve, ku secili prej tyre vjen nga radhët e strukturave më në risk për korrupsion, siç janë: Kufiri, Policia Rrugore, Hetimi i Krimit, Shërbimet ndaj të tretëve etj.

Po sipas të njëjtave burime, në referime janë përfshirë edhe nivele të larta të menaxhimit policor, duke zbuluar, dokumentuar me prova ligjore dhe goditur veprimtarinë e kundraligjshme të kryer nga 1 drejtues i nivelit të lartë, dy drejtues të nivelit të mesëm dhe 33 drejtues të nivelit të parë.

Bëhet fjalë për drejtorë drejtorie e shefa sektorësh apo seksionesh në strukturat vendore e qendrore të Policisë së Shtetit.

Saktësohet nga AMP, se gjatë këtij viti, krahasuar me të dhënat e vitit 2023, ka pasur 223 referime me 319 punonjës të referuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com