Një 43-vjeçar shqiptar u arrestua në San Marino pasi shkaktoi një trazirë në një klub në Castello di Città. Policia ka ndërhyrë pas denoncimit se një person, i cili po shqetësonte si klientët ashtu edhe drejtuesit e klubit.
Në momentin e mbërritjes së policisë, burri, banues shqiptar me leje të rregullt qëndrimi, nuk pranoi të jepte të dhënat e tij personale dhe shfaqi sjellje agresive. Përballë mungesës së bashkëpunimit, efektivët e dërguan në komisariat për hetime të mëtejshme.
Nisur nga sjellja e tij, u urdhërua masa e ndalimit nga policia dhe 43-vjeçari u transferua në burgun e Kapucinit. Shqiptari tani do të duhet të përgjigjet ndaj akuzave të tilla si dehja dhe prishja e qetësisë në një vend publik, si dhe kërcënimet dhe fyerjet ndaj zyrtarëve publikë.
/a.r