Shkaktoi aksident me vdekje dhe ia mbathi, 22-vjeçari arrestohet pas një jave

Një 22-vjeçar në Fier ka rënë në prangat e policisë, një javë pasi shkaktoi një aksident, ku mbeti i vdekur një 50-vjeçar.

Aksidenti u regjistrua në datën 10 Dhjetor në aksin rrugor Fier-Seman dhe prej asokohe, i riu rezultonte i shpallur në kërkim nga autoritetet, pasi ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier ndaluan shtetasin A. G., 22 vjeç, banues në fshatin Dërmenas, Fier, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se më datë 10.12.2024, në aksin rrugor “Fier-Seman”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin K. S., 50 vjeç, që lëvizte me motomjet, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit”, sqaron policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com