Shkak konkurrenca, babë e bir në Vaun e Dejës kanosin me armë pneumatike 58-vjeçarin

Policia në Vaun e Dejës ka nisur hetimet për babë e bir, pasi akuzohen se për shkak të konkurrencës kanë kanosur me armë pneumatike një 58-vjeçar.

“Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, për autorët e dyshuar të rastit, shtetasit K. N., 55 vjeç dhe R. N., 24 vjeç, babë e bir”, njofton policia.

Nga kontrollet në banesën e këtyre shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, armën pneumatike me të cilën dyshohet se u krye kanosja dhe 1 mjet prerës (thikë), që posedoheshin pa leje.

Dyshohet se babë e bir kanë kansour me armë pneumatike 58-vjeçarin për motive konkurrence në fushën e transportit me varka të turistëve nga/për te lumi i Shalës.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com