Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 22-vjeçar i cili lëvizte me automjet për të shpërndarë doza cannabisi në lagje të ndryshme të qytetit.
Si rezultat i operacionit “Tempulli” në pranga ra shtetasi Y.D, 22 vjeç, banues në Shkodër, njofton policia.
22-vjeçari u arrestua në bulevardin “Bujar Bishanaku”, teksa lëvizte me një automjet tip “Benz”, për të shpërndarë doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në lagje të ndryshme të qytetit të Shkodrës.
Dozat e lëndës narkotike, automjeti dhe celulari i të arrestuarit janë sekuestruar.
/a.r