Antonio Spahiu, 20 vjeç është arrestuar ndërsa Fabion Masha, 26 vjeç është shpallur në kërkim nga policia e Durrësit, në kuadër të operacionit policor “Repeater”.
Dy të rinjtë shisnin lëndë narkotike në lokale nate dhe në lagje të qytetit të Shijakut.
Sipas policisë, 26-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Në banesën e 26-vjeçarit, Policia gjeti qindra doza lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një pjesë në formë boçeje në përpunim për ta ndarë në doza.
Lënda narkotike, 1 peshore elektronike, 1 automjet dhe 3 celularë janë sekuestruar.