Politika, për nga natyra e saj, është një lojë komplekse dhe ndryshon vazhdimisht. Me evolucionin e politikës globale gjatë viteve të fundit, është më e rëndësishme se kurrë të vëzhgojmë fuqinë e disa prej partive më të mëdha në mbarë botën, në vitin 2023.
Madhësia e anëtarëve dhe ndikimi rajonal apo global janë ato që i bëjnë ato parti me fuqi dominuese në botë. Zgjedhja e partisë së duhur politike është thelbësore për të përcaktuar se cilat politika do të miratohen nga elektorati dhe në çfarë lloj bote do të jetojmë. Prandaj edhe të kuptuarit e partive më të mëdha politike në botë është një mundësi e shkëlqyer për të pasur një pasqyrë të pulsit të politikës globale. Në vitin 2023, disa nga partitë politike më me ndikim në mbarë botën përfshijnë “Bharatiya Janata” të Indisë, Partinë Komuniste të Kinës, Partinë Demokratike të Shteteve të Bashkuara, Rusinë e Bashkuar të Federatës Ruse etj. Edhe pse nuk përfshihen në listë, një ndikim kanë edhe parti si Partia Socialiste e Brazilit, apo ajo e Punës në Korenë e Veriut. Partitë më të mëdha kontrollojnë miliona vota dhe zotërojnë një pushtet brenda dhe jashtë vendit të tyre. Lista paraqet një pamje të gjallë të atmosferës aktuale gjeopolitike.
1.Partia Bharatiya Janata
2024 mund të jetë viti përcaktues për partinë më të madhe politike në botë. Deri tani, Partia Bharatiya Janata (BJP) e Indisë me 180 milionë anëtarë mban vendin e parë. Aktualisht, forca më e madhe politike, e vetme në Indi, e cila duket se do të vazhdojë të rrëmbejë në të ardhmen. Ajo ka fituar shumicën në zgjedhjet e fundit gjatë mandatit të Narendra Modit si Kryeministër, dhe me popullaritetin e tij të jashtëzakonshëm ende të fortë, duket se kjo parti do të ketë përfitime edhe gjatë viteve të ardhshme. Suksesi i BJP-së mund të ketë gjithashtu implikime të mëdha për politikën ndërkombëtare nëse vazhdon në këtë prirje. Politika e jashtme indiane po merr qartë një prirje ekspansioniste dhe mund të fillojë të sfidojë fuqitë perëndimore nëse fuqia e tyre zgjerohet më tej. Në çdo rast, viti 2024 mund të paralajmërojë një agim të ri si për Indinë ashtu edhe për politikën në nivel ndërkombëtar.
2.Partia Komuniste e Kinës
Partia Komuniste e Kinës mban vendin e dytë në botë me rreth 89 milionë anëtarë. E themeluar në vitin 1921 nga Chen Duxiu, Li Dazhao dhe një sërë revolucionarësh të tjerë, kjo parti ideologjike beson në socializëm dhe komunizëm. Gjatë viteve, ajo ka qenë përgjegjëse për transformimin e Kinës në një nga fuqitë kryesore ekonomike në botë. Selia në Zhongnanhai, distrikti Xicheng në Pekin është vendi ku merren të gjitha vendimet kryesore kurse “People’s Daily” shërben për propagandën e lajmeve në radhët e anëtarësisë. Lidhja e saj Rinore ofron aktivitete të orientuara drejt rinisë, ndërsa krahu “i armatosur” siguron që parimet e saj të mbrohen nga çdo kërcënim i jashtëm. Së bashku, këto tre departamente thelbësore e bëjnë Partinë Komuniste të Kinës një forcë të frikshme si brenda ashtu edhe jashtë kufijve të saj.
3.Partia Demokratike
Partia Demokratike e Shteteve të Bashkuara, e themeluar në 1828 nga Andrew Jackson dhe Martin Van Buren, është një partitë më të mëdha politike në botë. Duke përfaqësuar ide liberale dhe progresive, kjo organizatë e fuqishme politike botërore e cila udhëheq aktualisht SHBA-të ka një anëtarësi prej mbi 47 milionë. Kjo parti është e njohur për politikat e saj sociale dhe ekonomike që kanë vazhduar të formësojnë SHBA-në. Ndërsa selia e saj moderne është e vendosur në Maryland, Partia Demokratike krenohet edhe me forumet e saj të ndryshme të studentëve dhe të rinjve si Demokratët e shkollave të mesme të Amerikës, Demokratët e Kolegjit të Amerikës dhe Demokratët e Rinj të Amerikës, të cilët përbëjnë një pjesë integrale të aktiviteteve të kësaj partie. Është e qartë se Partia Demokratike do të vazhdojë të influencojë dhe do të ketë ndikim të gjerë në politikën amerikane dhe atë botërore.
4.Partia Republikane
Partia Republikane është partia më e vjetër mes partive më të mëdha në botë. Republikanët janë një nga dy partitë kryesore politike në vendin e tyre, me mbi 36 milionë anëtarë, teksa ata mbështesin vlerat sociale konservatore, parimet e tregut të lirë dhe më pak rol na ana e qeverisë. Të dy partitë e mëdha kanë dominuar politikën amerikane, që kur ato u shfaqën për herë të parë si kundërshtarë kryesorë politikë në mesin e viteve 1850. Kjo parti i ka gjurmët e saj në një takim historik të liderëve të shquar në Ripon, Wisconsin në vitin 1854. Ndër ata që vlerësohen për themelimin e partisë janë disa emra të tjerë të shquar si Presidenti i SHBA-së Abraham Lincoln dhe ish-biznesmeni Horace Greeley ata që e ngritën në parti në qeverisje. Me kalimin e kohës, ajo ka pësuar disa bashkime dhe me ndërrimin e pushteteve republikanët kanë evoluar ndjeshëm krahasuar me parimet mbi të cilat u krijuan si parti. Sot, Partia Republikane në SHBA krenohet me mbi 36 milionë anëtarë të shpërndarë jo vetëm në të gjithë Shtetet e Bashkuara, por edhe jashtë. Kjo parti organizon divizione ndihmëse si Federata Kombëtare e Grave Republikane, Republikanët e Kolegjit, Republikanët e Rinj, Republikanët Adoleshentë dhe Republikanët “Log Cabin” që përfaqësojnë dhe mbrojnë kategori të veçanta të të rinjve, grave dhe popullsisë LGBTQ me qëllim për të pasur një përfaqësim sa më gjithëpërfshirës brenda radhëve të saj.
5. Rusia e Bashkuar
Politika ruse dominohet nga Rusia e Bashkuar, e cila mbështet Presidentin Vladimir Putin dhe kontrollon shumicën në Kuvend, duke e bërë atë një parti dominuese prej shumë vitesh në qeverisje. Filozofia e kësaj partie ka pësuar luhatje, megjithëse pranohet se disa politikanë dhe burokratë edhe pse kanë filozofi të ndryshme politike, mbështesin Putinin. Shkencëtarët e çështjeve politike ndonjëherë e kategorizojnë partinë e Putin si një “parti me tendë të madhe” ose një “parti të pushtetit”. Kjo parti shpalli konservatorizmin rus si filozofinë e saj zyrtare në 2009. Vladimir Putin mori shumë mbështetje gjatë zgjedhjeve rajonale dhe komunale të kritikuara ashpër, të cilat u mbajtën në katër territore lindore që Rusia pushtoi në Ukrainë. Sipas agjencive shtetërore të lajmeve, partia Rusia e Bashkuar e Putinit mori më shumë se 70% të votave në secilën prej zonave të shkatërruara nga lufta në Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson në Ukrainë.
6.Partia për Drejtësi dhe Zhvillim
Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), u themelua nga Recep Tayyip Erdogan më 14 gusht 2001. Me 11.241.230 anëtarë në 2023, AKP po vazhdon të rritet me ritëm të shpejtë. Që nga formimi i saj njëzet e ca vjet më parë, ajo është kthyer në një nga partitë politike më dominuese në Turqi. Selia e saj është e vendosur në Ankara dhe ka një organizatë të fuqishme të rinisë “AK Youth”. Me një forcë që rritet vazhdimisht, si dhe me liderë me ndikim që marrin përsipër role të ndryshme brenda partisë, duket e sigurt se AKP do të mbetet një forcë kryesore në politikën turke për shumë vite në vijim.
7.Partia e Prosperitetit
Partia e Prosperitetit është një formacion i partive të ndryshme politike në Etiopi, i krijuar dhe themeluar nga Kryeministri Abiy Ahmed më 1 dhjetor 2019. Ai më pas emëroi Demeke Mekonnen si Zëvendës Presidentin e saj. Partia u krijua nëpërmjet bashkimit të 11 partive të tjera më të vogla etiopiane dhe pasoi EPRDF në madhësi, anëtarësi dhe ndikim. Aktualisht është parti prej 11 milion anëtarësh. Kjo parti kërkon të bashkojë vendin përtej ndarjeve etnike dhe të kapërcejë dallimet kolektive midis të gjithë atyre që banojnë në rajonet historikisht të ndryshme. Gazeta zyrtare e partisë, New Vision, shërben si një burim i rëndësishëm komunikimi midis anëtarëve të ndryshëm për prosperitetin e ardhshëm të Etiopisë.
8.Aam Aadmi Party
E themeluar në vitin 2012, Partia Aam Aadmi (AAP) është një nga partitë politike më të mëdha në botë me një anëtarësi prej 10.05 milionë anëtarësh. Aktualisht operon nga selia e saj e vendosur në zonën ITO të Nju Delhit dhe ka degë të ndryshme të dedikuara për qëllime specifike si mirëqenia e të rinjve dhe fuqizimi i grave. Për shembull, krahu i saj studentor, Chhatra Yuva Sangharsh Samiti (CYSS), angazhohet në aktivitete ku përfitojnë studentët ndërsa AAP Mahila Shakti (AMS) punon drejt fuqizimit të grave në të gjithë Indinë. AAP gjithashtu punon ngushtë edhe me punëtorët. Partia Aam Aadmi është padyshim një parti politike e suksesshme që ka arritur të krijojë një ndikim të madh te miliona indianë për shkak të agjendës së saj progresive.
9.Pakistan Tehreek-e-Insaf
Që nga themelimi i saj në vitin 1996, Pakistani Tehreek-e-Insaf (PTI) është rritur duke u bërë një nga partitë më të mëdha politike në botë. Kryetar i saj është Imran Khan, themeluesi dhe udhëheqësi i partisë. Veç elektoratit, interesat e studentëve sigurohen nga Federata Studentore Insaf (ISF), kurse “Insaf Women Wing” përfaqëson anëtaret femra dhe Insaf Youth Wing ata të moshës 18-35 vjeç. PTI madje ka edhe një ekip kërkimor për zgjerimin e saj. Kjo parti ka mbështetjen e mbi 10 milionë njerëzve në mbarë globin.
10.Kongresi Kombëtar Indian
I themeluar në 1885 nga Allan Octavian Hume, Kongresi Kombëtar Indian është një nga partitë politike më të vjetra në Indi. Ai qëndron si simboli i luftës së Indisë për pavarësi dhe vepron mbi ideologjitë liberale dhe laike. Me mbi 2 milion anëtarë, ajo është sot partia më e madhe politike në botë. Me seli në Nju Delhi, INRC ka disa krahë si Unioni Kombëtar i Studentëve të Indisë, Kongresi Rinor Indian, Kongresi Mahila i Gjithë Indisë, Kongresi Kombëtar i Sindikatave Indiane dhe Kongresi Kisan dhe Khet Mazdoor për të zgjeruar shtrirjen dhe identitetin e tij në të gjithë palët e interesuara.
Përgatiti: a.m/Liberale.al/