Shi, erë dhe…kokainë. Këto janë efektet e uraganit Debby që goditi së fundmi Shtetet e Bashkuara. Në plazhin Keys, të Floridas janë gjetur 32 kilogramët kokainë, me drogën e ndarë në 25 pako, me vlerë mbi një milion e gjysmë dollarë.
Autoritetet amerikanë thanë se droga u gjet nga një person që po ecte në breg.
Agjenti Samuel Briggs II, shefi i patrullës për Patrullën Kufitare të SHBA, publikoi një foto të pakove që përmbanin kokainë, të mbështjellë me celofan dhe të shënuar me një simbol të kuq në formën e trekëndëshit:
“Uragani Debby nxori në breg 25 pako me kokainë në një plazh në Florida Keys”, shkroi ai.
/a.r