39-vjeçari me iniciale A.D., banues në Tiranë është vënë në pranga pas dyshohet se shfrytëzonte për prostitucion një 40-vjeçare.
“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës vunë në pranga shtetasin A. D., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se do të shfrytëzonte për prostitucion, një shtetase 40 vjeçe”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
/a.r