Shfrytëzonin banesën për të trafikuar lëndë narkotike, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Dy shqiptarë kanë rënë në pranga nga policia italiane. Ata akuzohen për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Kanë qenë disa qytetarë ata që kanë njoftuar policinë, pasi vunë re praninë e shumë të rinjve pranë një pallati në Vicenza. Policia verifikoi menjëherë shtëpinë ku bëheshin “pazaret” për trafikimin e drogës, në të cilën jetonin dy shqiptarë.

Sipas medieve të huaja, shqiptarët ishin KE dhe KX, përkatësisht 55 dhe 38 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti 8.50 gramë lëndë narkotike e llojit kokainë, si dhe lëndë prerëse, material ambalazhi, një peshore elektronike dhe shumën prej 2200 euro.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com