Bashkia e Shkodrës do t’i nënshtrohet një transformimi në strukturën e saj që do të shoqërohesh me shkurtim vendesh pune. Lajmi njoftohet nga kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili nënvizon se bëhet fjalë për persona që marrin rrogën pa ofruar shërbim.
Sipas tij, specialistë kanë analizuar situatën dhe kanë dalë në pëfundimin se në Bashkinë e Shkodrës rezultojnë të punësuar persona që në fakt nuk japin asnjë kontribut.
“Struktura e bashkisë, veçanërisht në institucionet e varësisë, kishte shumë pozicione të dubluara dhe specialistë që vetëm kishin emrin në borderotë e rrogave, por nuk ofronin asnjë shërbim për banorët e Shkodrës.
Sigurisht nuk është e lehtë të shkurtosh vende pune. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për këtë. Por nuk mund të vazhdohet më të paguhen me rrogë njerëz që nuk japin asnjë kontribut në zhvillimin e bashkisë sonë. Qytetarët e Shkodrës nuk e kanë luksin të mbajnë me taksa nga të ardhurat e tyre të fituara me punë e sakrifica asnjë punonjës të tepërt në organikën e bashkisë”, shkruan ai.
Sipas kryebashkiakut të Shkodrës janë përzgjedhur vetëm perso
/a.d