Shfaqja surprizë e Dua Lipës, performon për herë të parë “country”

Dua Lipa performoi një duet surprizë me Chris Stapleton në ceremoninë e 59-të të ndarjes së çmimeve ‘Academy of Country Music Awards’, të cilat u mbajtën brenda qendrës “Ford” në The Star në Friso, TX të enjten.

Këngëtarja 28-vjeçare zbuloj se ishte ideja e saj për të bashkëpunuar me këngëtarin 46-vjeçar të muzikës country, dhe ata kënduan bashkë këngën e tij të vitit 2023, “Think I’m in Love with You” në stadiumin e mbushur plot me 12 mijë vende.

Dua veshi një fustan të stilit rrjetë-peshku në ngjyrë blu të errët me një qafore lart dhe këpucë të përshtatura nga stilisti Jahleel Weaver, ndërsa dukej tërheqëse me trupin e saj të hollë dhe një makijazh të plotë, shkruan DailyMail.

Pas këngës, ajo i dha Chrisit një përqafim të madh ndërsa turma “çmendej” me entuziazëm dhe ovacione të shumta.

Këto mund të duken si një palë e pakompatibël, por ata u shfaqën të ngazëllyer gjatë një bisede prapa skenave.

Chris, i cili vjen nga një familje minatorësh të qymyrit, e quajti Duan ‘mbretëreshën e muzikës që të bën të ndihesh mirë’.

Në Twitter, Çmimet ACM publikuan një video dhe shprehën dashurinë e tyre për duetin, teksa fansat prisnin me padurim lansimin e bashkëpunimit të tyre muzikor atë të premte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com