Sherri në “Pallat”, Prokuroria nis hetimet: Kur video doli në publik, zarfi s’ishte hapur…

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me denoncimin e Princ Lekës, i cili pretendon se është dhunuar nga ish-vjehrri i tij, Gjergj Zaharia, dhe ish-gruaja Elia Zaharia.

Sherri i dhunshëm u bë dje publik, ndërsa në media qarkulluan videot ku shfaqej dhuna. Ishte pikërisht Leka Zogu ai që bëri dy ditë më parë denoncim në polici, ku pretendonte se ishte dhunuar me sende të forta dhe shkelma nga ish-vjehrri, konflikt që më pas ishte përfshirë dhe Elia Zaharia, me të cilën është në një proces gjyqësor dhe ka një vajzë 3-vjeçare.

Po ashtu prokuroria sqaron se ka nisur dhe verifikimin për publikimin e videos që bëri xhiron e rrjetit.

NJOFTIMI I PROKURORISE

Prokuroria Tiranë nis hetimet për Veprën Penale ‘Dhunë në Familje’ pas denoncimit të shtetasit L.Z., verifikime edhe për publikimin e videos, provë materiale. Në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë më datë 06.03.2024, ora 15.00 është referuar nga Komisariati i Policisë Nr.1 materiali kallëzues i shtetasit L.Z për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, regjistroi kallëzimin penal nr.2893 për Veprën Penale të parashikuar nga neni 130/4 i Kodit Penal.

Materiali është shortuar dhe i është ngarkuar prokurorit përkatës.

Ndërkohë, në lidhje me të dhënat e publikuara në media, ju bëjmë me dije se, nga ana e Prokurorisë kanë nisur verifikimet edhe në lidhje me publikimin e një videoje, provë materiale. Nga verifikimet e para, ka rezultuar që materiali kallëzues është depozituar në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pasi videoja është publikuar në media të ndryshme dhe rezulton që zarfi ku është administruar prova të mos jetë i hapur. Në lidhje me rastin në fjalë, është ngarkuar Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për të kryer veprimet hetimore përkatëse.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com