Sherri mes të rinjve në Konispol, vihen nën hetim 6 persona/ Policia: Disa prej tyre kanë pësuar dëmtime fizike

Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (21 dhjetor) në Konispol.

Policia bën me dije se nga sherri, ku janë përdorur dhe shkopinj, disa prej personave të përfshirë, kanë pësuar dëmtime fizike.

Në lidhje me rastin, 6 të rinj të moshës 16-22 vjeç janë vënë nën hetim, ndërsa ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Stacioni i Policisë Konispol ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimin penal për shtetasit, 22 vjeç, 19 vjeç, 18 vjeç, , 18 vjeç, , 18 vjeç, dhe një 16-vjeçar, banues të gjashtë në Konispol, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohen se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në Konispol, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, duke përdorur dhe shkopinj, ku si pasojë kanë pësuar dhe dëmtime fizike”, thuhet në njoftimin e policisë”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com