Sherri / Baçi: Janë arrestuar 7 të rinj nga Lushnja. Beqiri: Vandalë të paguar me 70 euro

Debat i ashpër është zhvilluar në studion e “3D” ndërmjet deputetit të “Rithemelimit” Luan Baçi dhe avokatit Idajet Beqiri.

Deputeti Baçi ka deklaruar në studio se shtatë të rinjtë të forumit politik janë arrestuar nga policia pas protestës.  Ndërsa avokati Idajet Beqiri, teksa e ka quajtur të drejtë arrestimin për shkak të akteve vandale që patën gjatë protestës, tha se “ disa prej këtyre të rinjve që keqpërdoren nga partitë politik i ka përfaqësuar si avokat dhe i kanë deklaruar se janë paguar.

“Disa qytetarë në protestë kishin revoltë dhe reaguan ndryshe. Policia në mënyrë të dhunshme ka arrestuar shtatë të rijnë të formimit rinor demokrat nga qyteti i Lushnjës.  Është e turpshme mënyra se si është sjell policia për disa veprime të  kryera pas përfundimit të protestës”, tha Luan Baçi.

Debati…

Beqiri: Po janë arrestuar sepse ata hodhën molotov.

Baçi: Po në të gjithë botën hidhen molotov dhe shishe me benzinë. Kanë mllef njerëzit.

Beqiri: Po mllefi shprehet me fjalë, jo me sjellje agresore. Po ju jeni mësuar me djegie, dhune, shkatërrim.

Baçi: Policia i identifikoi ata dhe duhej t’i shoqëronte nesër, jo si ka bërë sot  me policë me uniformë civile. I bëj thirrje ministrit të Brendshëm që të lirojë sa më shpejt  të rinjtë.

Beqiri: Ju i merrni mëqaf këta të rijnë sepse 5 prej këtyre i kam nxjerr unë këta nga burgu dhe kanë deklaruar që për 70 euro vajtën atje.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com