E ëma e Asqeri Mandrit, që ktheu shtëpinë në “burg” për të survejuar bashkëshorten, ka hedhur akuza të forta për tradhëti ndaj nuses së shtëpisë.
Ajo thekson se nusja nisi të ndryshonte sjellje, duke mos u kujdesur më për fëmijët dhe duke frekuentuar ambiente të reja.
“Nuk ka lënë vend turistik pa shkelur, kishte prerë biletë për të ikur në Itali, tek dashnori atje”, tha ajo.
Ajo hedh akuza ndaj nuses se ka ndikuar në gjendjen psikologjike të të birit, tanimë i arrestuar nën dyshimin për dhunë ndaj bashkëshortes, por edhe fëmijëve.
Sipas nënës së 34-vjeçarit, ai nuk ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes edhe pse të paktën tre herë i ka falur gabime të rënda.
Ajo thekson se ka kuptuar tradhëtitë e nuses, të cilën e ka parë edhe duke bërë video erotike, që sipas saj ua dërgonte personave më të cilët tradhëtonte të birin.
“Gabime i kam parë sa të duash, ia kam mbuluar, çunit hiç…E kam parë duke bërë edhe video në krevat verës, lakuriq”, tha ajo. “Dashnorë pas dashnori”, shtoi ajo.
Ndonëse pretendon se ka dëshmuar tradhëtitë e nuses, vjehrra shprehet se nuk i ka treguar asgjë të birit.
“As çunit fjalë që nëna ta përziej çunin jo, sepse nëna e do çunin me kalamaj dhe nuse”, theksoi ajo.
Sipas saj, ngjarja është inskenuar nga vetë nusja për të burgosur bashkëshortin.
Megjithatë, pamjet e siguruara nga kamera e banesës shfaqin 34-vjeçarin që ushtron dhunë ndaj bashkëshortes, por edhe ndaj fëmijëve.
Lidhur me ngjarjen e rëndë kanë reaguar psikologë dhe sociologë të ndryshëm, të cilët theksojnë se të tilla ngjarje nxjerrin në pah problemet sociale me të cilat familja shqiptare përballet prej kohësh, teksa nënvizohet se familjarët duhet të kujdesen për të afërmit që shfaqin shenja të problemeve të shëndetit mendor.
Vizion+ /a.r