Sherr mes vajzash në Fier, njëra prej tyre procedohet penalisht

Një sherr mes dy vajzave në Fier, ka bërë që njëra prej tyre të shoqërohet nga policia dhe më pas të procedohet në gjendje të lirë.

Sipas policisë Q.T dyshohet se ka goditur me sende të forta një shtetase, duke i shkaktuar lëndime në trup.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Q. T., banuese në Fier, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta, një shtetase, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com