Një debat mes dy personave që degradoi në dhunë fizike dhe goditje me mjete të forta ndodhi këtë të shtunë në Shkodër.
Personi A. D., 23 vjeç, banues në Vaun e Dejës, ra në pranga, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me send të fortë një 24-vjeçar dhe ka thyer xhamin e automjetit të tij.
“Vihet në pranga një 23-vjeçar pasi ka goditur me sende të forta një 24-vjeçar dhe i ka thyer xhamin e automjetit. Gjithashtu, në zbatim të planit të masave në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës arrestuan shtetasin A. D., 23 vjeç, banues në Vaun e Dejës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë një 24-vjeçar dhe ka thyer xhamin e automjetit të tij”, sipas njoftimit të policisë.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër caktoi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”. për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”./m.j