Një konflikt mes disa adoleshentëve është regjistruar pranë Pallatit të Sportit ‘Asllan Rusi’ më Tiranë.
Sipas burimeve bëhet me dije se nga të dhënat paraprake, gjatë konfliktit ka pasur edhe të plagosur.
Mësohet se një i mitur, rreth 13 vjeç është dërguar në spital, për të marrë mjekim, ndërkohë që gjendja e tij shëndetësore nuk dihet.
Në sherr janë përfshirë 5 persona dhe të gjithë kanë qenë të mitur. Ndërkohë grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Kujtojmë se konfliktet mes adoleshentëve kanë qenë të shpeshta kohët e fundit, ku ende e freskët është ngjarja ku mbeti i vrarë 14-vjeçari Martin Cani, pasi u qëllua me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.
/a.r