Sherr mes 3 të miturve në Kamëz, Policia gjen në banesën e njërit prej tyre një armë sportive

3 shtetas të mitur të moshave 15 dhe 16 vjeç, janë proceduar penalisht nga ana e Policisë së Tiranës, pasi pas një sherri të ndodhur mes tyre në Kamëz, gjatë kontrolleve në shtëpinë e njërit prej tyre, u gjet një armë sportive.

Përmes një njoftimi, Policia njofton se materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Kujtojmë se shpesh herë mes të miturve ndodhin konflikte të shumta, që përfundojnë edhe me plagosje ose jetë të humbura, siç ishte rasti i vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani në Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 shtetas të mitur, të moshave 15 dhe 16 vjeç, pasi në Kamëz, janë konfliktuar me një bashkëmoshatar të tyre. Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej të proceduarve, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë sportive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com