Një sherr mes 4 të afërmve ka degraduar deri në përdorimin e shufrës së hekurit në Kukës. Policia njofton se 4 personat janë konfliktuar në ambientet e jashtme të një lokali për motive të dobëta.
Për rastin, uniformat blu kanë arrestuar 22-vjeçarin me iniciale E.S. dhe 41-vjeçarin me iniciale A.B., si dhe është proceduar në gjendje të lirë vëllai dhe kushëriri i 41-vjeçarit, përkatësisht 50-vjeçari me iniciale N.B. dhe 35-vjeçari me iniciale B.B.
Për shkak të dëmtimeve gjatë konfliktit, 41-vjeçari A.B. po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, ku është jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, u gjet dhe u sekuestrua si provë materiale, shufra e hekurit që dyshohet se u përdor gjatë konfliktit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
/a.r