Një 47-vjeçar është dëmtuar me sende të forta, pas një sherri të përfshirë me disa shtetas të tjerë. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur një ditë më parë. 47-vjeçari si pasojë e lëndimeve është transportuar në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor.
“Me datë 05.01.2025, shtetasi rreth 47 vjeç, është dëmtuar me sende të forta gjatë një konflikti fizik me persona të panjohur, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sakaq lidhur me këtë ngjarje po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.