Sherr me leva në Berat, vëllezërit iu thejnë xhamat e makinave dy të rinjve

Një sherr me sende të forta mes 4 të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen Uznovë të Beratit.

Policia njofton se dyshohet që ngjarja ka ndodhur për konflikte të dobëta e për pasojë 2 vëllezër, konkretisht D.D. 28 vjeç dhe D.D. 30 vjeç kanë goditur dhe kanë thyer me leva xhamat e 2 të rinjve, 27-vjeçarit me iniciale Xh.H. dhe 24-vjeçarit me iniciale Xh.K., të cilët po marrin mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar menjëherë në ambjentet e Komisariatit, të dy vëllezërit e përfshirë në konflikt dhe po kryejnë veprimet e mëtejshme procedurale. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com