Shërbimet e Emergjencës në SHBA të alarmuar: Uragani “Milton” do të jetë katastrofik

Deanne Criswell nga Agjencia Federale e SHBA-së për Menaxhim të Emergjencave ka thënë se uragani “Milton” do të sjellë stuhi “katastrofike”, raporton “BBC”.

Ajo ka thënë se do të udhëtojë në Florida sot dhe do të qëndrojë atje për të parë ndikimin e uraganit.

Criswell ka thënë se zyrtarët “po shohin ndikime të stuhisë” në Florida.

Disa njerëz mund të jenë ende në gjendje të evakuohen në mënyrë të sigurt, por ata që vendosin të qëndrojnë duhet t’i lajmërohen autoriteteve lokale për t’u këshilluar.

Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis, ka thënë se uragani “Milton” do të godasë të mërkurën mbrëma.

Ai ka thënë se janë të përgatitur “për goditje të madhe” dhe janë të bindur se do t’ia dalin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com