Ajo që u duk si fillimi i një lufte me përmasa katastrofike mund të mbetet me aq. Izraeli ka anuluar çdo hap hakmarrës ndaj Iranit pasi ky i fundit nisi qindra dronë e raketa drejt territorit hebre.
Lajmi konfirmohet nga prestigjiozja amerikane “The New York Times” e cila shprehet se Benjamin Netanyahu ka anuluar planin për t’iu kundërpërgjigjur Teheranit.
Gazeta shkruan se edhe pse Kabineti i Luftës në Tel Aviv vendosi për një hakmarrje, plani është anuluar pas ndërhyrjes personale të Joe Biden.
Shtëpia e Bardhë është shprehur sipas NYT se Izraeli tregoi se mund të mbrohet nga një sulm iranian dhe kjo është e mjaftueshme.
Gjithashtu Uashingtoni ka apeluar për shmangien e çdo konflikti të ri në Lindjen e Mesme.
JavaNews /a.r