Vijon puna në kantierin e rrugës Shëngjin-Velipojë. Është kryeministri Edi Rama, ai që mëngjesin e kësaj të diele ka shpërndarë disa pamje nga punimet që po kryhen në realizimin e kësaj rruge.
Ai thotë se ajo do të jetë së shpejti një nga rrugët turistike më spektakolare të Mesdheut falë peizazheve mahnitëse që mbart. Po ashtu thekson rëndësinë e këtij investimi për çlirimin e mëtejshëm të potencialit të turizmit në veriun e vendit.
“Dhe me kantierin e rrugës Shëngjin-Velipojë, e cila do të jetë së shpejti një nga rrugët turistike më spektakolare të Mesdheut falë peizazheve mahnitëse, një nga investimet kyç për çlirimin e mëtejshëm të potencialit fantastik të turizmit në veriun e vendit, ku puna po vijon pa u ndalur për ta bërë të kalueshme qysh në sezonin e ardhshëm veror, pas kapërcimit të një fragmenti të vështirë gjeologjik, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.
/a.r