Shëndeti i Mbretit të Britanisë së Madhe mund të mos jetë duke u përmirësuar. Sipas mediave amerikane, gjendja e tij shëndetësore është drejt përkeqësimit dhe për këtë arsye zyrtarët e Pallatit Mbretëror, janë duke qëndruar çdo ditë të informuar rreth shëndetit të tij.
Daily Beast raporton se përgatitjet për funeralin e Charles kanë nisur që pasi u përcoll për në banesën e fundit, nëna e tij, Mbretëresha Elizabetë.
Mbreti Charles ka qëndruar larg syve të publikut prej kohësh tashmë, pasi u bë publike edhe diagnoza e tij. Në shkurt, qytetarëve britanikë iu bë e ditur se Mbreti ishte diagnostikuar me kancer. Që prej atëhere, gjendja e tij shëndetësore nuk dihet.
“Sigurisht që ai është i vendosur që ta mundë kancerin…Të gjithë po qëndrojnë optimistë, por ai është vërtet shumë i sëmurë. Më shumë nga ç’po tregohet”, i tha një burim, i përshkruar si mik i vjetër i familjes mbretëore “The Daily Beast”.
Kujtojmë se Pallati Mbretëror nuk e ka zbuluar se për çfarë lloj kanceri bëhet fjalë, por u pranua se nuk bëhej fjalë për kancer të prostatës. Ky i fundit është një nga format më të trajtueshme të kësaj sëmundjeje.
Detajet për shëndetin e monarkut 75-vjeçar kanë qenë të pakta, por ekspertët dhe analistët politikë janë shprehur publikisht se mbreti po e përballon shumë mirë trajtimin.
Por në të njëjtën kohë, siç raportohet nga rrjeti amerikan, ndihmësit e mbretit Charles shqyrtojnë rregullisht kopjet e një dokumenti prej disa qindra faqesh që përshkruan planet e funeralit mbretëror, i cili quhej “Operacioni Menai Bridge”.
/a.r