Shëndetësia, ish-zv.ministri në Komisionin Hetimor, Vokshi: Keni luajtur me shifrat. Rrjepaj: Lapsus! Ka veprime shkencore

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj po dëshmon në Komisionin Hetimor për Sterilizimin në Kuvend. Prokuroria e Posaçme (SPAK) i ka dhënë leje Rrjepajt për të lënë qelinë e paraburgimit, në mënyrë që të dëshmojë në Komisionin.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi tha se po ashtu është kërkuar leje edhe për të marrë në pyetje ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, por ende nuk i është dhënë një përgjigje nëse ai do të jetë i pranishëm fizikisht.

SPAK e akuzon ish-zv.ministrin Rjepaj për veprën penale “falsifikim i dokumenteve”.

I pyetur nga kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi nëse kishte dijeni lidhur me memon që ish-drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastirliu i ka dërguar ministrit të asaj kohe, Ilir Beqaj, ku ngrite shqetësimin për mos vënien në punë të qendrës së sterilizimit, Rrjapaj tha se dokumenti në fjalë nuk i kishte shkuar atij dhe se nuk kishte dijeni nëse i është kthyer përgjigje.

Po ashtu Vokshi ngriti një sërë pyetjesh lidhur me papërputhshmëri shifrash të përllogaritjeve financiare. Sipas Vokshit, në tabelat e memos së dorëzuar ish-ministrit Beqaj shifrat nuk korrespondojnë me ato në tabelat në përshkrimin e studimit të fizibilitetit.

Rrjepaj tha se mund të ketë patur lapsuese, pasi janë bërë një sërë përllogaritjesh.

Diskutimi:

Vokshi: Keni shtuar 2 anëtarë që janë marrë me pjesën ekonomike dhe bën përshtypje fakti që tabelat janë krejt ndryshe, kanë shifra të ndryshme. Tabela e memos që i keni adresuar Beqajt me tabelat dhe përshkrimin e studimit të fizibilitetit të draftit të parë që ja keni bashkëngjitur të njëjtës memo. Nga memo e parë ku thoni që nevojat plotësohet nga qendra e sterilizimit me rreth 60 mijë, por në 2013 janë bërë rreth 50 mijë ndërhyrje kirurgjikale, në memon tuaj janë shifrat ndryshe nga studimi i fizibilitetit. Në njërën janë 50 mijë dhe çmimi për çdo kompleksitet është më i lartë, ndërsa në dokumentin tjetër ke 37720 ndërhyrje në total duke rritur çmimin e kompleksiteteve. Janë krejt ndryshe shifrat. Duket sikur është një dorë që është futur në momentin e fundit për të ndryshuar për të arritur në atë nivelin që donit. Janë futur duart për të ulur numrin dhe për të rritur çmimin.

Rrjepaj: Janë punuar disa pasqyra financiare. Ai mund të jetë një lapsus, nuk jemi bazuar te numri 37720. Nuk ka asnjë lidhje me ndryshimin apo mos ndryshimin sepse nuk prek metodologjikë ku jemi bazuar për koston. Në procesin e krijimit të këtyre tabelave ka patur diskutime si mund të ndërtoheshin më mirë. Ka pas korrespondenca Ministria e Shëndetësisë me Ministrinë e Financave dhe ajo që ka ndikuar ka qenë vlera e Investmen Return Rate që nuk është se ka një kufizim apo përkufizim ligjor, por në përgjithësi ka komente nga Ministria e Financave që nuk duhet të jetë shumë e ulët as shumë e lartë. Në përpjekje komisioni për të arritur një lloj balance, ka bërë disa përllogaritje. Numri që ne i jemi referuar për këtë program është 50 ndërhyrje, por nuk është i rëndësishëm për koston sepse kostot nxirren për njësi.

Vokshi: Lapsus është që në njërën tabelë rienvestimi në njërin është rreth 1.6 mld dhe në tjetrën është 388 milionë? Është ulur. Në njërën tabelë, riinvestimi që ka nxjerrë fitues Servici Italia sepse ka propozuar 2 mld lekë riinvestime dhe kompania që nuk fitoi kishte një vlerë rreth 80 milion dhe në tabelën në studimin tuaj në njërën e keni 1.587 miliardë ndërsa në tjetrën që është pjesë e po të njëjtit dokument është 388 milionë. Edhe kjo është lapsus? Në tabelën e investimeve në memo nuk janë të njëjtat zëra me ato bashkëngjitur. Fitimin neto për kompaninë e keni rritur 2-3 herë. Ka edhe një lapsus te faqja e fundit te dokumentet e tenderit investimi për instrumentet kirurgjikal që e keni vënë 7.1 miliardë ndërkohë që te dokumentet e keni 1.1 miliardë. Tabelat janë ndryshe për ndryshe. 

Rrjepaj: Është verifikuar me verime të literaturës shkencore, dokumenti bazë për ato kosto është dokumenti i profesor Giuseppe Lippi të kirurgjisë që prej 20 vitesh merrej me analizë të thelluar të menaxhimit të integruar të instrumenteve kirurgjikalë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com