“Shembje dhe dëmtim në shtyllën kurrizore”, dalin detaje vdekja me shpërthim e Armandi Nelës

Një shpërthim i fuqishëm tronditi qytetin e Sarandës mbrëmjen e 24 qershorit. Si pasojë e shpërthimit mbeti viktimë biznesmeni Armandi Nelaj, i cili po bënte zhytje. Por ngjarja është e mbushur me mister, pasi familjarët e të ndjerit kanë ngritur dyshime edhe për faktin se biznesmeni nuk i kishte njoftuar se do të kryente zhytje. Policia dhe prokuroria po hetojnë mbi shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Korrespondentja e RTSH Vlorë, Afrovita Hysaj u shpreh se kanë qenë dy turistë që kanë nxjerrë në breg trupin e pajetë të Nelajt, identifikimi i të cilit është bërë më pas nga vëllai i viktimës.

Gazetarja shton se sipas informacioneve ka mësuar se Nelaj ka pasur fillimisht shenja jete, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve të marra.

Ngjarje e rëndë që ka tronditur mbarë opinionin. Bazuar dhe në atë që policia e Vlorës ka raportuar duke ngritur dyshime që mund të kemi të bëjmë me një atentat. Janë duke hetuar një ngjarje që mund të jetë aksidentale ose jo.

Në gjirin e Sarandës, 100 metra larg bregut është dëgjuar një shpërthim dhe është parë tym e flakë.

Ata që janë afruar dhe kanë qenë më pranë vendit ku ndodhi shpërthimi kanë qenë 2 turistët që po dilnin në breg. Ata janë afruar dhe kanë marrë trupin dhe e kanë nxjerrë në breg duke bërë më pas njoftimin e autoriteteve.

Kanë qenë dyshimet e ngritura nga familjarët, të cilët thonë se nuk dinin që Nelaj mbrëmjen e  24 qershorit do të zhytej edhe pse ky ishte një pasion që ai e kishte vitet e fundit. Ky mosnjoftim, kanë ngritur fije dyshimi edhe për policinë e Vlorës për ta trajtuar ngjarjen dhe për të hetuar më në detaje nëse mund të ketë tjetër pistë të mundshme.

Dyshimet e familjarëve janë ato që i dhanë shtysë policisë e prokurorisë që është në drejtim të hetimeve.

Nelaj është transportuar në spitalin e Sarandës, thonë se ka patur shenja jete. Por ka ndërruar jetë për shkak të plagëve. Ai që identifikoi Nelajn ishte vëllai i tij”, tha gazetarja.

Kjo e fundit bëri me dije se Nelaj ka pasur dëmtime të shumta në pjesën e fytyrës ndërsa shton, se dyshohet se dëmtimet që ka marrë në shtyllën kurrizore dhe pjesën e qafës, kanë qenë fatale për biznesmenin.

“Ka pasur dëmtime në pjesën e fytyrës, sikurse edhe ka dalë. Ka pasur shembje dhe dëmtime përgjatë pjesëve të trupit. Por pjesa e shpinës është dëmtuar më shumë dhe dyshohet se i ka sjellë dhe situatën fatale të ndërrimit të jetës. Dëmtim në shtyllën kurrizore dhe në pjesën e shpinës ka marrë shembjen më të madhe”, përfundoi gazetarja.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com