Shembet ura dhe kantieri i ndërtimit nga tërmeti i fuqishëm, 43 të zhdukur

Tërmeti i fuqishëm në Mianmar me mangintudë 7.7 shkaktoi shembjen e një rrokaqiell 30-katësh në ndërtim në Bangkok, duke lënë të paktën 43 punëtorë nën rrënoja. Kjo u mësua nga burime spitalore dhe policore në kryeqytetin tajlandez.

Ndërkohë shërbimet e urgjencës thonë se 50 persona ishin brenda një ndërtese që u shemb në Parkun Chatuchak, Bangkok.

Tërmeti filloi në një thellësi prej 10 km në orën 14:20 me orën lokale, 07:50 me orën orën, specifikon USGS. Nuk dihet ende nëse ka viktima.

Burimet e AFP-së në Naypyidaë, kryeqyteti i Mianmar, thanë se rrugët u çanë nga forca e tërmetit dhe shumë ndërtesa u dëmtuan rëndë. Lëkundjet u ndjenë edhe në Tajlandën veriore dhe deri në kryeqytetin Bangkok, ku banorët dolën në rrugë ndërsa ndërtesat u lëkundën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com