Kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase, Kyrylo Budanov, tha se ofensiva e vazhdueshme e Rusisë në Ukrainë do të përfundojë në fillim të pranverës.
Sipas tij ofensiva aktuale, e cila po vazhdon që nga nëntori i vitit 2023 nuk kishte bërë përparim të rëndësishëm.
“Ofensiva e tyre vazhdon. Në fillim të pranverës do të shterohet plotësisht. Aktualisht është lëvizja e armikut. Ajo do të përfundojë dhe besoj, do të fillojë e jona”, deklaroi ai.
Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, trupat ruse po përpiqen të avancojnë në sektorët Kupiansk, Lyman, Bakhmut dhe Avdiivka në Ukrainën lindore.
Ndërkohë tre civilë u plagosën lehtë pas një sulmi me dron rus në qytetin e Kharkiv në veri-lindje të Ukrainës.
/a.r