SHBA thyen Izraelin! Netanyahu bindet, hap rrugët për kalimin e ndihmave humanitare

Izraeli miraton vendimin për hapjen e rrugëve të ndihmave humanitare për Rripin e Gazës. Tel-Avivi do të lejojë dërgimin “e përkohshëm” të ndihmave, përmes portit të Ashdod dhe vendkalimit në Erez. Qeveria e Izraelit thekson se hapja e rrugëve për ndihmat humanitare bëhet me qëllimin për të shmangur një rritje të krizës së urisë si dhe për të siguruar vazhdimin e luftimeve kundër Hamasit. Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur këtë vendim të qeverisë së Tel-Avivit dhe bëjnë thirrje për mbrojtje të civilëve.

Lëvizja e shtetit hebre vjen si pasojë e telefonatës kërcënuese të Presidentit të SHBA-së, Joe Biden ndaj liderit izraelit, Benjamin Netanyahu. Joe Biden i ka dhënë kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu një ultimatum: Mbroni civilët në Gaza, në të kundërt Ëashingtoni do të ndalojë dhënien e ndihmave për Izraelin. “Sulmet ndaj punonjësve humanitar në Gaza dhe situata e përgjithshme humanitare janë të papranueshme. Izraeli duhet të shpallë dhe zbatojë një sërë hapash specifikë, konkretë dhe të matshëm për të trajtuar dëmtimin e civilëve, vuajtjet humanitare dhe sigurinë e punonjësve të organizatave humanitare”, thuhet në deklaratë.

Shtëpia e Bardhë nuk përcaktoi saktësisht se çfarë hapash donte që Netanyahu të ndërmerrte, por analistët theksojnë se kërcënimi i nënkuptuar i Biden, ka të bëjë me ngadalësimin e transfertave të armëve të SHBA në Izrael ose zbutja e mbështetjes së SHBA në OKB. Në bisedën telefonike, Netanyahu pranoi se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit ishin fajtore për vdekjen e shtatë punonjësve të organizatë humanitare dhe siguroi Biden se qeveria izraelite kishte në plan të shpallte masa për të mos u përsëritur një gabim i tillë. Biden, i cili e ka etiketuar veten si sionist, e mbështeti me vendosmëri Izraelin në ditët e para të hakmarrjes së tij. Por ndërsa numri i të vdekurve në Gaza u rrit dhe lufta u zgjerua me fronte të reja në Liban dhe Jemen, administrata amerikane theksoi domosdoshmërinë e mbrojtjes së jetëve të civilëve.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com