SHBA sanksionon naftën serbe, ultimatum Vuçiçit: Largo Moskën nga pronësia e NIS

Ajo që Vuçiç e kishte paralajmëruar prej kohësh u bë realitet këtë të premte. Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj industrisë së naftës të Rusisë, të cilat shënjestrojnë edhe kompaninë serbe, Industria e Naftës së Serbisë, NIS.

Thesari Amerikan bëri të ditur se ka sanksionuar kompaninë shtetërore ruse, Gazprom e NEFT ndërsa, kompania serbe NIS, ndëshkohet për shkak të të ashtuquajturit “rrezik sekondar”, që do të thotë lidhjes me Gazpromin rus, transmeton A2 CNN.

Këtyre sanksioneve u është bashkuar edhe Britania. Administrata në largim e demokratit Joe Biden, i cilësoi sanksionet si më të rëndësishmet deri më tani ndaj sektorëve të naftës dhe gazit të lëngshëm natyror të Moskës, që forcojnë ekonominë ruse.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi në një konferencë për shtyp se bëhet fjalë për “sanksione të rënda dhe serioze” dhe se kërkohet “largimi i plotë i Rusisë nga pronësia e NIS-it”.

SHBA sanksionon naftën serbe, ultimatum Vuçiçit: Largo

“Këto sanksione mund të jenë jashtëzakonisht kufizuese, pasi ato ndalojnë çdo transaksion me interesat ruse dhe bllokojnë menjëherë asetet e lidhura me personat e sanksionuar”, tha Vuçiç, raporton A2 CNN.

Ai shtoi se Serbisë i është vendosur afat 45 ditor për të kryer transformimin e pronësisë së NIS-it. Presidenti serb theksoi se NIS-i do të mund të vazhdojë të funksionojë vetëm “në mënyrë të rregullt”, ndërsa transformimi i pronësisë duhet të fillojë menjëherë.

“Serbia nuk është një vend armik i Rusisë, unë do të flas me Putinin”, ishin fjalët e Vuçiç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com