Ambasada e SHBA-së në vendin tonë ka përshëndetur reagimin e KLP-së pas deklaratave që Ilir Meta bëri ditën e djeshme për kreun e SPAK, Altin Dumani.
KLP ka dënuar gjuhën e urrejtjes dhe ka bërë thirrje që të mos cenohet puna prefesionale e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme.
Përmes një reagimi në platformën “X”, Ambasada shpreh mbështetjen për qytetarët shqiptarë që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë.
Reagimi
Përshëndesim dënimin nga KLP të sulmeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta kundër SPAK-ut në ditët dhe javët e fundit. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë dhe rolin kyç që ato luajnë në demokracinë e Shqipërisë. SHBA qëndron në krah të profesionistëve të drejtësisë që respektojnë ligjin dhe do të mbështesë të gjithë ata që kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë.