Një grua afrikano-amerikane u arrestua në Atlanta, Xhorxhia, pasi tentoi t’i vinte zjarrin shtëpisë së fëmijërisë së aktivist, politikanit dhe pastorit protestant amerikan, udhëheqës i lëvizjes afrikano-amerikane për të drejtat civile. Sipas asaj që raporton “Wall Street Journal”, duke cituar burime policore, Laneisha Shantrice Henderson është emri i personit përgjegjës për dëmin, e cila u ndalua nga disa kalimtarë që e panë atë duke hedhur benzinë në shtëpi. Ata menduan fillimisht se gruaja po ujiste bimët e Martin Luther King.
Skena është filmuar nga kamerat e vëzhgimit. Gruaja 26-vjeçare u ndalua fillimisht nga dy turistë nga Utah, të cilët po vëzhgonin shtëpinë, ku lideri historik i të drejtave civile lindi më 15 janar 1929. Pasi arriti të çlirohej, zjarrvënësja e dyshuar më pas u përpoq të hidhte një shkrepëse por u ndalua menjëherë nga dy oficerë të NYPD jashtë detyrës, të cilët e ndaluan atë derisa policia e Atlantës mbërriti. Gruaja tani akuzohet për tentim zjarr vënie dhe tentativë për dëmtim të pronës publike.
“Kjo ndërhyrje shpëtoi një pjesë të rëndësishme të historisë amerikane”, tha shefi i policisë së Atlantës, Darin Schierbaum për WSB-TV. Shefi i batalionit të zjarrit të qytetit, Jerry DeBerry, shtoi se pa ndërhyrjen e dy oficerëve të NYPD, shtëpia mund të digjej brenda pak çastesh. “Mund të kishin kaluar disa sekonda para se shtëpia të përfshihej nga flakët”, tha DeBerry për WSB-TV.
Laneisha Shantrice Henderson u ndalua nga policia. Babai dhe tre motrat e saj, të cilat mbërritën më vonë në vendngjarje, e përshkruan atë si një grua me probleme mendore. Ajo iu nënshtrua një testi të vlerësimit të shëndetit mendor përpara se të transferohej në burgun lokal./Liberale.al